Sport

Unitedi në garë për Kanten

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Kante do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard.

Chelsea për ta lënë të lirë Kanten po kërkon të paktën 60 milionë euro, shumë të cilën te Manchester Unitedi janë të gatshëm ta paguajnë.

Kante ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 kurse te Manchester Unitedi shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Edicionin e fundit, Kante pati tre gola në 28 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat. 29-vjeçari, luan në Premier League prej vitit 2015 dhe ka fituar dy tituj kampioni. Krahas Manchester Unitedit, interesim për Kanten ka shfaqur edhe Interi.