Sport

Lazio pranë Kumbullës

Klubi kryeqytetas me ofertë për mbrojtësin e Veronas Marash Kumbulla është pranë transferimit te Lazio.

Sipas mediave italiane mbrojtësi i Hellas Veronas, ka arritur marrëveshje personale me klubin kryeqytetas. Së fundi drejtuesit e klubit të Lazios, kanë dërguar edhe një ofertë në drejtim të Veronas, transmeton KOHA.

Klubi italian ka ofruar 15 milionë euro plus shërbimet e futbollistit Andre Anderson. Oferta e klubit të Lazios thuhet se do të pranohet nga krerët e klubit të Veronas. Për Kumbullën interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Napoli, Interi dhe Fiorentina.