Manchester Unitedi po planifikon ta përforcojë ekipin së paku edhe me tre futbollistë.
Sipas mediave angleze, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ua ka bërë të ditur listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë. Në mesin e dëshirave të trajnerit norvegjez prin ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, transmeton KOHA.
“Djajtë e Kuq” tash e disa kohë janë në bisedime me klubin gjerman për talentin anglez. Përveç Sanchos, në listën e trajnerit Solskjaer është edhe Douglas Costa i Juventusit dhe mesfushori i Dinamo Kievit, Vitali Mykolenko.
-
7 shtator 2020 20:39
-
Shpërndaje në: