Sport

Franca, Belgjika e Portugalia nisin me fitore Ligën e Kombeve

Kampionia e botës ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 Suedinë.

Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai realizoi në minutën e 41-të.

Në Grupin 3 të Ligës A fitoi edhe Portugalia që “shkeli” Kroacinë 4:1. Cancelo, Andre Silva, Diogo Jota e Joao Felix shënuan golat për kampionen evropiane. Te Kroacia shënoi Petkoviqi.

Ndërsa në Grupin 2, Belgjika mposhti 2 me 0 Danimarkën me golat e Denayerit e Dries Mertensit.