Sport

Maqedonia mposht Armeninë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve

Foto: Reuters

Kundërshtari i Përfaqësueses së Kosovës për muajin tetor, Maqedonia e Veriut, fitoi kundër Armenisë në duelin e penalltive.

Maqedonia Veriore e nisi me trepikësh edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi mposhti armenët me shifrat 2:1.

Nikoqirët shënuan dy herë nga pika e bardhë në pjesën e parë. Futbollisti i Leedsit, Ezgjan Alioski, i dha avantazhin fillimisht ekipit të vet. Rezultatin nga pika e bardhë po ashtu e dyfishoi sulmuesi i Udineses, Ilija Nestorovski. Që të dyja penalltitë u fituan nga Eljif Elmas që paraqitet me Napolin.

Në minutën e katërt të shtesës, nga 11 metra i saktë u tregua edhe lojtari i Astanas, Tigran Barseghyan për rezultatin final, 2:1.

Më 8 shtator tani Maqedonia e Veriut udhëton te Gjeorgjia për ndeshjen tjetër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Më 8 tetor më pas e pret Kosovën në Shkup, për duelin e plejofit.