Sport

Suarez afër Juventusit

Foto: Reuters

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez është afër transferimit te klubi kampion i Italisë, Juventusio.

Mediat më të mëdha italiane shkruajnë se sulmuesi uruguaian, është dëshirë e trajnerit Andrea Pirlo, i cili e do në skuadër për sezonin e ri.

Raportohet se “Zonja e Vjetër” është e gatshme t’i ofrojë bonuse Barçës në bazë të performancës së Suarezit, nëse klubi nga Katalonja pajtohet ta lejojë largimin e tij me parametra zero.

Bëhet e ditur se klubi italian dhe Suarezi janë pajtuar me kushtet personale, ku uruguaiani do të fitojë 10 milionë euro neto në sezon. Tani u mbetet vetëm klubeve që të merren vesh për transferimin e 34-vjeçarit.

Suarezi do të largohet nga Barcelona pasi nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman.