Sport

Prishtina përforcohet me Nikson Memajn

Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me futbollistin Nikson Memaj.

“Nikson Memaj, futbollisti i talentuar nga Gjakova, kthehet nga futbolli kroat në atë kosovar. Memaj ishte pjesë e K.F. Gjakova dhe K.F. Vëllaznimi para kalimit të tij në futbollin kroat tek Hajduk Split, ku kaloi dy vite e gjysmë, për t’u kthyer te Prishtina”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ai thotë se do të japë më të mirën për Prishtinën.

“Jam kthyer te Prishtina sepse më ka pëlqyer projekti i klubit, ambiciet që klubi i ka si në Kosovë po ashtu edhe në garat evropiane më pëlqejnë shumë dhe sigurisht mua nuk më tremb konkurrenca. Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip, mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe pikërisht për këtë gjë kam ardhur për të lënë gjurmë në klubin më të madh në Kosovë. Në klub kam hasur në përkrahje të madhe si nga futbollistët , po ashtu edhe nga stafi teknik. Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ mund të presin angazhim maksimal nga unë, si dhe shpresoj që në fund t’i bëjmë krenar me trofe, sepse ‘Plisat’ e meritojnë këtë”, ka thënë Memaj.