Sport

PSG-ja me ofertë për Bellerinin

Paris Saint-Germaini tashmë ka ndërmarrë hapa konkretë drejt transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

The Guardian raporton se gjiganti francez ka ofruar për spanjollin 28 milionë euro, plus 5 milionë të tjerë bonuse, transmeton KOHA.

“Topçinjtë” duhet të shesin në këtë afat kalimtar, pas përforcimit me Gabriel Magalhaesin, megjithatë hezitojnë të heqin dorë nga Bellerini.

Mbrojtësi spanjoll gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Bayernit dhe Juventusit.