Sport

Karlingu prezantohet në shteg të improvizuar të plastikës

Descriptive Text

Dhjetëra fëmijë janë mbledhur të hënën në sheshin "Skënderbeu" në qendër të Prishtinës për të luajtur dhe festuar së bashku me drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), "Ditën Botërore të Sportit dhe të Ambientit".

Brenda një hapësire të rrethuar janë prezantuar disa sporte ku fëmijët luanin dhe argëtoheshin. Për fëmijët u prezantuan sporte të njohura në vend e po ashtu disa sporte të reja, që edhe tërhoqën më shumë vëmendjen, shkruan sot Koha Ditore.

"Uau, kqyre si në televizor", i pëshpëritnin njëri-tjetrit dy djelmosha derisa po i afroheshin një shtegu të plastikës me ngjyrë të bardhë. Mbi këtë shteg të improvizuar po qëndronin dy gurë që e kishin nga një dorezë, me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe.

Ky sport "i televizorit" për fëmijët, ishte karlingu, i cili në nivele profesionale luhet në akull. Karlingu si sport në Kosovë ekziston, të paktën në letër, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë aktivitet. Dhe pikërisht "Dita Botërore e Sportit dhe e Ambientit" ishte mundësi e mirë për KOK-un që ta promovonte këtë sport. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.