Sport

Klubi anglez arrin marrëveshje me sulmuesin nga Gaboni

Arsenali po synon ta bindë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang të qëndrojë në “Emirates”.

Klubi anglez thuhet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga Gaboni për rinovimin e kontratës.

Londinezët i kanë ofruar pagë prej 250 mijë funteve në javë, transmeton KOHA.

Aubameyangu ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021.

Përveç Aubameyangut klubi po synon t’i mbajë edhe dy futbollistë të tjerë.

Ainsley Maitland-Niles dhe portieri Emiliano Martinez pritet t’i vazhdojnë kontratat.