Sport

Lëndohet Kololli, mungon ndaj Turqisë

Descriptive Text

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli pritet të mungojë në ndeshjen kundër Turqisë për shkak të një lëndimi, raporton Koha.net.

Përmes rrjetit social Facebook, Kololli ka njoftuar se nuk do të mund ta ndihmojë përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e së dielës që e zhvillon ndaj turqve në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.

“Të dashur tifoz të përfaqësueses së Kosovës, të dashur DARDAN edhe pse jam i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë, për shkak të një lëndimi nuk do të mund të ndihmoj përfaqësuesen në këtë ndeshje. Skuadrës tonë i dëshiroj një rezultat pozitiv dhe fitoren e parë”, ka shkruar Kololli.