Sport

Martinez pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me Interin

Lautaro Martinez mund të mbetet te Interi.

Sulmuesi argjentinas ishte lidhur me një largim nga Interi, me Barcelonën që ka shprehur interesim për të.

Por sipas mediave italiane, situata e krijuar te klubi spanjoll ia ka ndryshuar mendjen lojtarit, transmeton KOHA.

Martinez raportohet se do të nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës me Interin, e cila i skadon në vitin 2023.

Sulmuesi argjentinas sezonin e shkuar me Interin realizoi 21 gola dhe shtatë asistime.