Sport

Interi nuk dorëzohet për Kanten

Interi nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për të siguruar shërbimet e N’Golo Kantes nga Chelsea, raporton Gazzetta dello Sport.

Antonio Conte dëshiron energji më të madhe në mesfushë, e mesfushori francez shihet si futbollisti adekuat për ta përmbushur atë rol, transmeton KOHA.

Por, për ta pasur në radhët e veta Interi duhet të paguajë 50 milionë euro.

Alternativa të tij janë Tanguy Ndombele i Tottenhamit dhe Thomas Partey i Atleticos.