Sport

Prishtina përforcohet me Sabien Lilajn

Mesfushori qendror Sabien Lilaj do të jetë përforcimi më i ri i klubit të futbollit, Prishtina.

Lajmi është konfirmuar nga aksionari i klubit, Rahman Haradini, që ka postuar fotografinë nga “marrëveshja me lojtarin Sabien Lilaj”.

Image

Për dallim nga Haradini që ka treguar për kë bëhet fjalë, faqja zyrtare e klubit në Facebook ka bërë paralajmërim se së shpejti do të transferojë një futbollist nga Izraeli.

Image

Ish-reprezentuesi i kombëtares shqiptare do t’i bashkohet klubit kosovar pas largimit nga Ness Ziona në Izrael.

Lilaj në karrierën e tij ka zhvilluar edhe 202 ndeshje në Superioren në Shqipëri, ku është paraqitur te Skënderbeu, Kukësi e Tirana.