Sport

Juve konsideron transferimin e Suarezit

Foto: Reuters

Luis Suarez mund të jetë duke luajtur për Juventusin në sezonin tjetër, me ekipin e Andrea Pirlos që ka konsideruar transferimin e yllit të Barcelonës.

Goal konfirmon se Suarez i është ofruar kampionit të Serie A, pasi i është treguar dera nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, transmeton KOHA.

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi pasi Pirlo së fundmi ka konfirmuar se Gonzalo Higuain nuk është në planet e tij.