Sport

Strakosha e mirëpret Pepe Reinan

Skuadrës së Lazios të enjten i është bashkuar portieri me përvojë të madhe, Pepe Reina. Reina pritet të jetë zëvendësues i Thomas Strakoshës, portierit të Kombëtares së Shqipërisë.

Strakosha e ka mirëpritur portierin spanjoll, duke deklaruar se ai është njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit, transmeton KOHA.

“Jam i lumtur për ardhjen e Reinas në ekip. Ka përvojë të jashtëzakonshme dhe është person pozitiv. Do të përpiqem që në stërvitje t’ia marr disa sekrete. Është njëri prej portierëve më të mirë në histori. Do të më ndihmojë të përmirësohem. Edhe Peruzzi më ndihmon shpesh po ashtu. Më jep këshilla dhe qetësi”, deklaroi Strakosha për “Lazio Style Channel”.

Strakosha është 25-vjeçar dhe vlerësohet në Itali si njëri prej më të mirëve. Me Lazion në sezonin që shkoi luajti në 44 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa nuk pranoi gol në 11 prej tyre.