Sport

Berisha shënon në fitoren e Akhmatit në Rusi

Bernard Berisha e ka shënuar golin e parë në kampionatin e ri të Rusisë me skuadrën e Akhmat Groznyt.

Akhmati fitoi 3:2 në udhëtim te Lokomotiva e Moskës me rezultatin, edhe pse iu përjashtuan dy lojtarë, Bystrov në minutën e ’62-të dhe Shvets në minutën e ’92-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Berisha, për ekipin e vet e realizoi golin e qetësisë në minutën e 58. Ishte goli i parë i Berishës në pesë ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa ka edhe një asistim.

Skuadra e Akhmatit pozicionohet në vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri, Zeniti.