Sport

Kastrati realizon për Dinamon në “Champions”

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar gol me Dinamo Zagrebin kundër ekipit rumun Cluj në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kastrati hyri në lojë në minutën e 54. Golin ndërkohë e realizoi 12 minuta para fundit të kohës së rregullt. Takimi mes Clujit dhe Dinamo Zagrebit tashmë ka hyrë në vazhdime pasi 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan baras 2:2.

Që nga minuta e 51-të, Dinamo mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Theophile-Catherine u ndëshkua me karton të kuq.

Kastrati 21-vjeçar sezonin e kaluar e mbylli me 11 gola e 7 asistime sa ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Nënshkroi me Dinamo Zagrebin, por mbeti te Lokomotiva si i huazuar. Sivjet në edicionin e ri në elitën e futbollit kroat ka zhvilluar dy ndeshje. Është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.