Sport

Cerezo i Atleticos: Po përpiqemi ta transferojmë Messin

Descriptive Text

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka bërë shaka duke thënë se ai po tenton ta transferojë superyllin e Barcelonës Lionel Messin.

Dy ekipet u takuan të dielën në La Ligë dhe Messi shënoi golin e fitores për 2 me 1 në Vicente Calderon.

Në vend se të fliste për të ardhmen e trajnerit Diego Simeone, që pritet të largohet në fund të sezonit, Cerezo foli për transferimin e Messit.

“Po përpiqemi të transferojmë Messin te Atletico Madridi. Të tjerat janë sekondare për ne”, ka thënë ai për “Bein Sport”, transmeton Koha.net.