Sport

Hadërgjonaj gjithnjë e më pranë Olympiacosit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, pritet që karrierën ta vazhdojë në Greqi, te skuadra e Olympiacosit.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se marrëveshja mes Olympiacosit dhe Huddersfieldit, që posedon kartonin e Hadërgjonajt, në parim është arritur dhe vetëm pritet zyrtarizimi i saj gjatë kësaj jave, transmeton KOHA.

Hadërgjonaj tek Olympiacosi shihet si përforcim i duhur për sezonin e ri.

Edicionin e fundit, Hadërgjonaj ka regjistruar 22 ndeshje te Huddersfieldi përpara se të huazohej te Kasimpasha në Turqi.

26-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri vitin e ardhshëm.

Hadërgjonaj është reprezentues i Kosovës dhe deri më tash ka regjistruar pesë paraqitje.