Sport

Dënohet ylli i Unitedit, Maguire

Ylli i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është dënuar me burgim me kusht prej 21 muajve e 10 ditëve, pasi është gjetur fajtor për sulm të rëndë, rezistim gjatë arrestimit dhe përpjekje të përsëritura për ryshfet, raporton Sky Sports.

Dënimi do të jetë me kusht sepse është vepër e parë dhe akuzat ishin për kundërvajtje. Ekipi i yllit anglez të futbollit ka thënë se do ta apelojnë këtë vendim, transmeton KOHA.

Maguire u dënua për të gjitha akuzat ndaj tij nga një gjykatë në ishullin Siros.

Ai së bashku me vëllain e tij dhe një shok ishin arrestuar në Mikenë, pas një zënke që kishte shpërthyer në kohën kur ai kishte shkuar në Greqi për pushime.