Sport

Milani synon Ceballosin

Milani është shprehur i gatshëm për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, duke bërë ofertë në drejtim të madrilenëve.

Reprezentuesi i Spanjës kaloi sezonin e shkuar si i huazuar tek Arsenali dhe qëndrimi i tij te “Topçinjtë” edhe për një sezon apo edhe si i përhershëm konsiderohej “punë e kryer” gjatë verës.

Gjithsesi, largimi i drejtorit Raul Sanllehi nga Arsenali ka shkaktuar “telashe” në marrëveshjen potenciale dhe Milani është duke shpresuar të shfrytëzojë pasiguritë në situatë me një ofertë për shërbimet e Ceballosit, raporton “The Telegraph”.