Sport

Conte i pasigurt nëse do të jetë trajner i Interit edhe sezonin tjetër

Foto: Reuters

Antonio Conte ka thënë se nuk e di nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Interit apo jo, porse një gjë të tillë do ta diskutojë me klubin në javën e ardhshme.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat pati një sezon të mirë debutues ku arriti ta rivalizojë Juventusin për titull të Serie A, për të përfunduar në vend të dytë, përderisa e dërgoi Interin në finale të Ligës së Evropës për ta humbur atë nga Sevilla me rezultat prej 3 me 2, transmeton KOHA.

“Do të takohemi javën tjetër me klubin dhe do të vendosim për të ardhmen time. Nuk jam i sigurt se a do të jem trajner i Interit sezonin tjetër, do ta vendosim së bashku”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia. “Interi do ta planifikojë të ardhmen me apo pa mua”.