Sport

Katër gola në pjesën e parë të finales në Ligën e Evropës

Foto: Reuters

Plot katër gola janë shënuar në pjesën e parë të finales së Ligës së Evropës mes Sevillës e Interit.

Fillimisht kaloi Interi në epërsi përmes Romelu Lukakus. Ai shënoi në minutën e 5-të nga penaltia.

Por Sevilla përmbysi gjithçka me dy gola të Luuk de Jongut në minutat ’12 dhe ’33.

Vetëm tre minuta pasi Sevilla kaloi në epërsi, Diego Godin barazoi gjithçka në 2:2.