Sport

Licencohet Federata e Pikados në Kosovë

Është licencuar Federata e Pikados së Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë të premten licencën për këtë federatë.

Në një takim me kryetarin e kësaj federate Arben Sllovinja, ministrja Vlora Dumoshi ka thënë se licencimi i kësaj federate pasuron sportin e Kosovës.

Ndërsa Sllovinja, sipas njoftimit nga MKRS-ja, ka njoftuar Dumoshin për aktivitetet, organizimin e federatës, klubet dhe anëtarët e federatës së re.

Ai është shprehur se do të përpiqen maksimalisht që Kosovës t’i sjellin suksese në këtë sport.