Sport

UEFA synon të testojë kthimin e tifozëve në stadiume në Superkupën e Evropës

UEFA është duke e konsideruar kthimin e tifozëve në stadium dhe pritet të bëjë një testim në Superkupën e Evropës, ka konfirmuar organizata të mërkurën.

Garat në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës aktualisht janë duke u zhvilluar në terrene neutrale dhe pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë COVID-19, transmeton KOHA.

Gjithashtu edhe top kampionatet u përmbyllën pa praninë e tifozëve në stadiume.

Në Superkupën e Evropës do të luajnë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës. Ndeshja pritet të zhvillohet më 24 shtator në “Puskas Arena” në Budapest.