Sport

Suarezi mund të largohet nga Barça

Te Barcelona priten ndryshime të mëdha pas turpërimit që ia bëri Bayerni në Ligën e Kampionëve, por edhe pas dështimit në La Liga, duke e mbyllur sezonin pa asnjë trofe.

Nga klubi katalunas pritet të ketë shumë largime si dhe ardhje të reja, transmeton KOHA.

“Mundo Deportivo” shkruan se në mesin e lojtarëve që do të largohen është Luis Suarez, të cilit kontrata i skadon në verën e vitit 2021.

Në vend të tij, Barcelona po planifikon transferimin e Lautaro Martinezit të Interit.

Nga Barça mund të largohen edhe Alba, Rakitiqi, Umtiti, Dembele si dhe disa lojtarë të tjerë.

Raportohet se Messi, Ter Stegen, De Jong dhe Ansu Fati janë të paprekshëm.