Sport

Tottenhami fiton bindshëm për të kaluar në pozitën e dytë

Tottenham Hotspuri ka fituar bindshëm 4 me 0 ndaj Stoke Cityt për të kaluar në pozitën e dytë të tabelës në Premier Ligë.

Ekipi londinez fitoi falë hat-trickut të Harry Kanet dhe një goli të Dele Allit në pjesën e parë.

Tottenhami tani ka 53 pikë në tabelë, dhjetë më pak se Chelsea që prin në tabelë. Manchester City ka 52 në pozitën e tretë e Arsenali 50 në të katërtën.