Sport

Sanchezi pritet të mungojë në gjysmëfinalen ndaj Shakhtarit

Descriptive Text

Alexis Sanchez është diagnostifikuar me lëndim të kofshës dhe pritet të humbë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ndaj Shakhtar Donetsk.

Lëndimin e tij e ka konfirmuar Interi, që thotë se situata e tij do të rishikohet nëse do të jetë në gjendje t’i kthehet fushës, transmeton KOHA.

Interi luan ndaj Shakhtarit të hënën, më 17 gusht.

Klubi italian ka konfirmuar se Sanchezi ka pasur një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë.

Ai u inkuadrua nga bankina në fitoren prej 2 me 1 ndaj Leverkusenit në çerekfinale, me ç’rast edhe ishte lënduar.