Sport

Ndeshja e anuluar e Dritës shkon në Apel të UEFA-s

Komisioni Disiplinor i UEFA-s sot nuk ka marrë vendim rreth fatit të ndeshjes finale parakualifikuese në Ligën e Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Linfieldit.

Drita ka konfirmuar se Komisioni Disiplinor tash vendimin ia kaluar Apelit të UEFA-s.

“Ka përfunduar mbledhja e mbajtur nga Komisioni Disiplinor për rastin e ndeshjes së anuluar të klubit tonë me ekipin e Linfieldit. Komisioni i Disiplinës në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendosë dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-s”, ka konfirmuar Drita.

Anulohet sfida ndërmjet Dritës dhe Linfieldit shkaku i koronavirusit

Në vendim thuhet:

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t'ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t'i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

Drita shton se, “data e vendimit nga organet e Apelit te UEFA-s nuk është bërë e ditur”.