Sport

Barcelona dëshiron Allegrin

E ardhmja e Massimiliano Allegrit te Juventusi duket se po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. Trajneri livornez i bardhezinjve, me të gjitha gjasat po mendon prej kohësh për një eksperiencë të re europiane.

Arsenali konsiderohej deri pak ditë më parë si skuadra më e mundshme për të rrëmbyer ish-trajnerin e Milanit, por tashmë edhe Barcelona duket se po bën llogaritë e saj. Njoftimi vjen në fakt nga Anglia, ku “Daily Espress” shkruan për një kontakt mes trajnerit të Juves dhe Ariedo Braidas, drejtor sportiv i ekipit “blaugrana”.

Në verë, si “topçinjtë” e Londrës, ashtu edhe katalanasit mund të ndryshojnë trajner, ndaj dhe kanë hedhur sytë nga tekniku i bardhezinjve, i cili vijon ecurinë fitimtare me të besuarit e tij, nën gjurmët e asaj që ndërtoi Antonio Conte, me këtë të fundit të transferuar në “Premier League” te Chelsea, transmeton TCH.

Wenger po humbet gjithnjë e më shumë terren dhe me praktikisht mund të konsiderohet se aventurës së tij disavjeçare të “topçinjtë” do t’i vijë fundi në përfundim të sezonit, ndërsa Luis Enrique ndoshta mund t’i shpëtojë shkarkimit nëse bën fakt të kryer përmbysjet në Champions dhe La Liga. Por në listën e “blaugranave” janë edhe Koeman dhe Pochettino.