Sport

Shqipëria befasohet, humb në miqësore nga Luksemburgu

Shqipëria është befasuar në miqësoren ndaj Luksemburgut, duke pësuar humbje me rezultat 2 me 1.

Odise Roshi realizoi i pari në ndeshje. Ai shënoi në minutën e 53-të për golin e epërsisë për Kuqezinjtë.

Ndërsa, Luksemburgu u kthye me dy gola për 12 minuta. David Turpel shënoi në minutën e 63-të për 1 me 1, ndërsa Kevin Malget në të 75-ën realizoi për fitoren e Luksemburgut.