Sport

Lecce bie nga Serie A

Lecce i është bashkuar Brescias dhe SPAL-it si klubi i tretë që ka rënë nga elita e futbollit italian këtë edicion.

Lecce sonte pësoi 4:3 në shtëpi nga Parma, në xhiron e fundit të stinorit të Series A, duke përfunduar kështu në pozitën e 18-të në renditje.

Lecce në xhiron e fundit ishte futur me një pikë disavantazh ndaj Genoas. I duhej fitore dhe po ashtu që Genoa të ndalej në shtëpi nga Verona. Por Lecce nuk arriti të fitonte në shtëpi e njëkohësisht Genoa fitoi thellë 3:0 në shtëpi ndaj Veronës.

Lecce ka mbyllur stinorin me 35 pikë, katër më pak se Genoa.

Antonin Barak (40’), Biagio Meccariello (45’) dhe Gianluca Lapadula (68’) shënuan golat për Leccen, ndërsa për Parman shënuan Fabio Lucioni (11’ autogol), Gianluca Caprari (24’), Andreas Cornelius (52’) dhe Roberto Inglese (66’).

Për Parmën luajti nga minuta e 46-të qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Veronan. Verona pësoi 3:0 nga Genoa. Rrahmani luajti tërë ndeshjen. Ai do t’i bashkohet Napolit. Valon Behrami luajti tërë ndeshjen për Genoan. 

Image