Sport

Xhaka i lumtur me triumfin në FA Cup

Granit Xhaka është shprehur i lumtur pas triumfit në finalen e FA Cupit në Angli.

Mesfushori shqiptar ishte titullar në fitoren ndaj Chelseat duke luajtur gjatë tërë ndeshjes.

“Jam shumë krenar për këtë ekip. E kemi merituar triumfin pasi kemi luftuar deri në minutën e fundit”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Për Xhakën është hera e dytë që ka arritur ta fitojë FA Cupin me klubin londinez.