Sport

Morata mohon largimin nga Reali

Alvaro Morata ka mohuar kategorikisht largimin nga Real Madridi këtë verë për të kaluar te Milani.

24-vjeçari ka thënë se është i lumtur në Spanjë dhe nuk dëshiron kalimin në Itali.

“Sigurisht nuk do të jem në Itali. Dua të vazhdoj këtu dhe unë di vetëm atë që thuhet në gazeta, asgjë më shumë. Më pëlqen Italia, por jam i lumtur këtu. Madridi është ekipi im dhe qyteti im”, ka thënë ai për Mediaset Premium.

Morata kaloi dy vjet te Juve para se të kthehej në Spanjë verën e shkuar për 24 milionë funte.