Sport

Lazio kërkon ta mbajë Immobilen

Foto: Reuters

Lazio po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të këtij sezoni. Skuadra italiane tashmë ka rinovuar me mesfushorin Luis Alberto deri në vitin 2025, ndërsa ka nisur bisedimet edhe me sulmuesin Ciro Immobile.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, nuk dëshiron të lejojë largimin e sulmuesit italian që ka shkëlqyer këtë sezon me 35 gola të shënuar.

Immobile ka fituar edhe këpucën e Artë të Evropës. Lazio është e gatshëm t’i ofrojë pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh për ta bindur të mbetet në klub.

Për sulmuesin italian interesim kanë shprehur Manchester United dhe Napoli.

30-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023.