Sport

Xhudistët kosovarë një të artë e të bronztë në Kampionatin Ballkanik U18

Dje xhudistët kosovarë kishin arritur të rrëmbenin tre medalje të bronzta në gara zyrtare, kurse sot kanë arritur të marrin një të artë dhe një të bronztë.

Xhudistët kosovarë fitojnë tri të bronzta në gara zyrtare

Driton Kuka përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se Shpat Zeka (-90kg) është shpallur kampion Ballkanik U18, kurse Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kg ka marrë të bronztën.

“Shpat Zeka kampion Ballkanik U18. Performancë e shkëlqyeshme, dominoj në katër lufta kundër bullgarit, serbit, turkut dhe në finale e mposhti rumunin, Serban. Laura Fazliu e bronztë në kategorinë 63 kg”, ka shkruar Kuka.

Më poshtë mund ta shikoni finalen e Shpat Zekës.