Sport

Lojtarët më të mirë të NBA-së që mbetën pa unazë

Fitimi i një titulli të kampionit në NBA është më i rëndësishëm në trashëgiminë e një lojtari, sesa në çdo sport tjetër.

Kjo edhe është arsyeja që shumë lojtarë, edhe pse futen në Hollin e të Famshmëve, i mundon meraku që nuk arritën të fitojnë një unazë kampioni, shkruan FoxSports.

Unaza e NBA-së, konsiderohet si njëra prej arritjeve më të mëdha në karrierën e një basketbollisti. Lojtarët që kanë fituar unaza gjatë karrierës së tyre, kanë trajtim tjetër nga tifozët gjatë gjithë kohës, përcjell Koha Ditore.

Bota e NBA-së ka njohur shumë lojtarë të mëdhenj, por që me ekipet e tyre nuk kanë arritur të fitojnë titullin. Për secilin nga lojtarët e ekipit që fiton titullin, ndahet nga një unazë - e atë nuk e kanë shumë yje, të kohës së sotshme dhe të kaluarës.

Chris Paul

I njohur gjerësisht si njëri prej organizatorëve më të mirë të gjeneratës së tij, Chris Paul, gjatë 12 edicioneve karrierë në NBA, katër herë ka qenë në krye të listës së ligës për asistime.

Ndërsa, gjashtë herë më i miri për topa të vjedhur. Megjithatë, Paul kurrë nuk ka arritur të kalojë raundin e dytë të plejofit, pasi ekipi i tij LA Clippers është eliminuar në vazhdimësi...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.