Sport

Ozili i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Arsenalin

Descriptive Text

Zërave për largimin e mundshëm të Mesut Ozilit nga Arsenali duket se po iu vjen fundi.

Mediat anglez shkruajnë se reprezentuesi i Gjermanisë, është gati të zgjasë kontratën me “Topçinjtë”, transmeton kp.

Ish-futbollisti i Real Madridit prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Emirates”, por siç raportohet, lojtari është i gatshëm të rinovojë kontratën e re me londinezët, edhe pse kjo skuadër edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.