Sport

Trashëguesi i një perandorie mashtroi për të bërë emër në hokej

Mashtruesi u fut në pistë të akullt, fytyra e tij ishte fshehur dhe mbante kokën poshtë. Ai bëri çdo gjë që mundi për t'u përzier me turmën.

Në kompleksin stërvitor të skuadrës të ligës NHL, Chicago Blackhaws, gjatë lokautit të ligës në vitin 2004, disa lojtarë kishin dalë në pistë. Profesionistët atje nuk e dinin, por dikush tjetër kishte prishur stërvitjen e tyre, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Emri i tij ishte Nello Ferrara dhe atëbotë, në rrethin e hokejit në akull, nuk kishte ndonjë emër të madh. Trembëdhjetë vjet më parë Ferrara ishte ende një person që dëshironte të inkuadrohej në sport, një 27-vjeçar me pak përvojë në rangun junior dhe në ligat e vogla.

Por Ferrara kishte ëndrra të mëdha. Hokeji ishte një gjë që e plotësonte dhe që i lejonte të ikte nga jeta personale, nga hija e biznesit të familjes, një biznes i famshëm amerikan i ëmbëlsirave që udhëhiqej për më shumë se një shekull nga Ferrarat. Nello ishte pasardhësi i pritur i kësaj pasurie të ëmbëlsirave...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.