Sport

Një edicion fantastik për Radoviqin, por jo edhe historik

Në edicionin e tij të parë në basketbollin e Kosovës ishte gati të shkruante historinë te skuadra e Bashkimit. Dragan Radoviq udhëhoqi ekipin nga Prizreni deri në finale të plejofit të Superligës së Kosovës, duke befasuar shumëkë.

Megjithatë, në serinë finale, Bashkimi u dorëzua pas katër ndeshjeve përballë Sigal Prishtinës, ekip që fitoi titullin e kampionit me rezultatin e përgjithshëm 3:1 në fitore, shkruan sot Koha Ditore.

Për Bashkimin që ende nuk ka titull kampioni në histori të klubit, arritja në finale ishte sukses i madh. Herën e fundit, prizrenasit finalen e kishin shijuar në edicionin 2008/09. Bashkimi ka një trofe të fituar, atë të Kupës së Kosovës në vitin 2001.

Trajnerit nga Mali i Zi, Radoviqit i vjen keq që nuk arriti të shkruante historinë. Por ai insiston se arritja në finale është një rezultat jashtëzakonisht i mirë për Bashkimin, duke pasur parasysh problemet që kishin përcjellë klubin gjatë këtij edicioni, duke përfshirë këtu edhe ndërrimin e shpeshtë të lojtarëve të huaj...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.