Sport

Disa të lënduar në “Fan Zone” në Torino

Një alarm për bombë në zonën e tifozëve në qytetin e Torinos ka shkaktuar panikë dhe disa të lënduar.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin San Carlo për të parë finalen e Ligës së Kampionëve të ekipit të qytetit të tyre me Real Madridin, transmeton KTV.

Pasi që dikush ka bërtitur “Bombë, bombë”, njerëzit kanë ikur në panik dhe shumë janë lënduar duke ikur dhe në përplasje me njëri-tjetrin.

Ekipe të shumta të emergjencës kanë trajtuar njerëzit në sheshin qendror të Torinos.

Image
Image
Image