Sport

Reali “thyen mallkimin”, fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve

Real Madridi është skuadra e vetme në histori të Ligës së Kampionëve që ka fituar dy herë radhazi këtë trofe.

Vitin e kaluar Reali kishte mposhtur Atletico Madridin, kurse sonte në Cardiff “Los Blancos” shënuan fitore bindëse ndaj Juventusit, raporton Koha.net.

“Mbretërit” shënuan fitore 1 me 4 sonte, në një ndeshje që shkëlqeu lojtari më i mirë në botë Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë.

Kur po zhvillohej minuta e 20 Ronaldo kaloi Realin në epërsi pas një asistimi nga Carvajal.

Në minutën e 27 Juventusi barazoi shifrat përmes kroatit Mario Manxhukiq, i cili një gol shumë të bukur pas asistimit nga Higuain.

Në pjesën e dytë Reali shënoi edhe tre herë përmes Casemiros, Ronaldos dhe Asensios.

Në minutën e 84 Juventusi kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë kur Cuadrado u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.