Sport

Remy dështon në testet mjekësore te Benevento

Sulmuesi francez Loic Remy, ka dështuar edhe në testet e dyta mjekësore me klubin italian Benevento, ku është zbuluar një problem fizik që ia pamundëson të luajë në Serie A.

“Otopagine.it” njofton se po pritet të dështojë transferimi i madh i Remys.

Mësohet se drejtori sportiv i Beneventos, Pasquale Foggia, do të takohet me 33-vjeçarin nesër dhe do t’ia qartësojë situatën.

Benevento ka siguruar ngjitjen në Serie A të Italisë. Sulmuesit i ishin zbuluar probleme me zemër në testet mjekësore në të kaluarën te Marseille dhe Nice.

Ai ishte afër të firmoste kontratë trivjeçare me Beneventon, por transferimi pritet të dështojë.