Sport

Emini realizon golin e parë në elitën e Zvicrës

Descriptive Text

Lorik Emini e ka realizuar golin e parë në elitën e futbollit të Zvicrës. Emini shënoi golin e vetëm për Luzernin sot në humbjen 2:1 në shtëpi nga Xamaxi.

Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të Superligës së Zvicrës. Emini realizoi gol në minutën e 57-të, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Ai luajti tërë ndeshjen, ndërsa ishte tandem në mesfushë me reprezentuesin e Kosovës, Idriz Voca. Për Xamaxin luajtën tërë ndeshjen Arbenit Xhemajli e Samir Ramizi. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë. Ramizi asistoi golin e fitores të Xamaxit në minutën e 91-ë.