Sport

Balotelli kërkohet nga një skuadër e ligës së tretë në Itali

Mario Balotellit i është ofruar kontratë për t’iu bashkuar Comos nga Serie C.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka thënë se pronari indonezian i kësaj skuadre ka kontaktuar agjentin e Balotellit dhe se është i gatshëm të pranojë kërkesat financiare të lojtarit, shkruan “footballinside” të shtunën.

Takimi mes klubit dhe lojtarit tashmë është mbajtur dhe duket se ky ishte klubi i vetëm nga kjo seri që i ka ofruar kontratë Balotellit, por një marrëveshje e tillë duket e pamundur, transmeton KOHA. Balotelli pritet të jetë i lirë pasi që raportohet se Brescia po punon për ndërprerjen e kontratës së tij këtë verë.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, që shënoi pesë gola këtë stinor në Serie A, ka prishur marrëdhëniet me menaxherin e tij, Bordin e klubit dhe lojtarët e tjerë nga skuadra.

Më parë në Brescia, është raportuar se Balotelli është përjashtuar nga seanca e parë e stërvitjeve të ekipit.