Sport

Barcelona në bisedime të avancuara për yllin e Benficas

Raportohet se Barcelona është në bisedime të avancuara për transferimin e yllit të Benficas, Nelsen Semedo, transmeton Koha.net.

Mbojtësi i krahut të djathtë ka klauzolë largimi rreth 72 milionë euro, por Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Benficas për shërbimet e tij rreth 50 milionë euro.

Semedo ka qenë i lidhur me një kalim edhe te Manchester Unitedi, raportojnë mediat angleze.