Sport

Rrahmani me asistim vendimtar

Rrahmani me asistim vendimtar

Verona e ka ndalë Interin në barazim 2:2, të enjten mbrëma. Ndeshja i ka takuar xhiros së 31-të të kampionatit italian, Serie A.

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë asistim vendimtar në këtë takim. Ai asistoi në golin e barazimit, 2:2, në minutën e 86-të. Rrahmani mori top para zonës, kaloi dy lojtarë dhe pasoi saktë për Miguel Veloso që shënoi gol të bukur.