Sport

Zyrtarizohet kthimi i Alonsos në Formula 1

Kampioni i dyfishtë i Formula 1, Fernando Alonso, do të rikthehet në këtë seri të garave vitin e ardhshëm. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Renaultit.

Piloti 38-vjeçar, ishte larguar nga Formula 1 në fund të vitit 2018, por ai gjithmonë e ka mbajtur derën hapur për një rikthim të mundshëm.

Ai do të kthehet te Renaulti, me të cilin kishte fituar titullin në vitin 2015 dhe 2016.

“Është një burim i madh i krenarisë dhe me emocione të mëdha po kthehem në skuadrën që më ka dhënë rastin të fillojë karrierën”, ka thënë Alonso, shkruan BBC.