Sport

Mahomes firmos kontratë rekorde 503 milionë dollarëshe

Ylli i NFL-së, Patrick Mahomes, ka vazhduar edhe për dhjetë vite kontratën me Kansas City Chiefsin, kontratë kjo e vlefshme 503 milionë dollarë, shkruan “BBC”.

Mahomes 24-vjeçar me kontratën e re do të qëndrojë te klubi kampion i sportit të futbollit amerikan., Kansas City, deri në vitin 2031. Është kontrata më e madhe në histori të sporteve ekipore në Amerikë të Veriut.

Mahomes u shpall MVP i ndeshjes finale, pasi në shklurt e udhëhoqi Kansasin drejt fitores ndaj San Francisco 49ers me rezultatin 31:20. Ishte titulli i parë i Kansasit në 50 vjet.